Rama: Riorganizim i procesit qeverisës, forcojmë rolin e zv.ministrave

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, pas më shumë se 12 orësh mbledhje të zgjeruar të qeverisë që po zhvillohet në Tepelenë ka dalë në një deklaratë për mediat.

Rama tha se një nga pikat e diskutuara është forcimi i roli të zv.ministrave, por dhe forcimi i kanaleve të komunikimit me organizatat ndërkombëtare.“Siç kemi bërë edhe në të shkuarën. Në fund të një sesioni, në përgatitje të një sesioni tjetër është diskutuar shumë hapur dhe me shumë debat mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve, por duke i parë arritjet jo nga këndvështrimi i të djeshmes, por nga pikëpamja e të ardhmes, pra me sy kritikë. Po ashtu është riparë dhe mundësia për të riorganizuar të gjithë procesin qeverisës duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë”, tha Rama

“Besoj që kemi arritur disa rezultate të dobishme. Kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta fillojmë me një kurs të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse duke forcuar shumë rolin e zv.ministrave, por edhe duke përfshirë në vendim-marrje dhe në proces edhe të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Ndërkohë që do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda, qoftë jashtë vendit”, tha Rama.

Ne kemi në proces të integrimit europian që kërkon që të bëjmë disa ligje. Prokurimet publike në Shqipëri kanë ende problematike, ndonëse janë në nivel tjetër siç ishim më parë. Ato prodhojnë stres, padrejtësi dhe një pjesë të perceptimit të qytetarëve për vendin. Kemi nxjerrë një ligj të ri, do të ndryshojmë tërësisht Prokurimet Publike. Jemi duke transformuar E-Albania, e cila pas pushimeve do të komunikojë me qytetarët.

Qytetari që do të hyjë në E-albania do të jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale, sikur të ishte shoqëruar nga një person fizik. Brenda vitit do të kemi dhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë, në E-Albania. E-Albania nuk do të jetë më thjesht me zë dhe shkrim, por do të marrësh me faceup, ku do të orientoheni duke ju thënë ku do të klikoni.

Këtë proces do ta shtrijmë në çdo sektor, dhe në drejtësi. Kjo do të ndihmojë sistemin e drejtësisë dhe rritjen e transparencës. Janë shumë gjëra duke u gatuar, por këto kërkojnë njeriun, forcën njerëzore.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit