Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama është takuar sot me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe zonjën e parë në New York.
“PHOTO OF THE DAY”, shkruan Rama krahas fotos të publikuar në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama mori pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me temë “Samiti për të Ardhmen”.
Në ditën e dytë të punimeve që i zhvillua në selinë e OKB në New York, kreu i qeverisë shqiptare foli për mundësitë dhe disavantazhet që na përball teknologjia në këto kohë moderne dhe sfidash të reja, në sesionin me temë: “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
Gjatë vizitës në SHBA, me ftesë të aktivistit shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë.