Rama: Të gjitha partitë do të hyjnë në zgjedhje

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjitha partitë politike do të hyjnë në zgjedhje dhe kjo për qytetarët.

“Nuk më rezulton që do të ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje. Të gjithë do të hyjnë “çeço”, sepse nuk hyhet për njërin apo tjetrin, hyhet për qytetarët”, iu përgjigj Kryeministri interesit të gazetarëve, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, nëse ishte i shqetësuar se partia më e madhe opozitare rrezikon të mos futet në zgjedhjet e 14 majit.

Sa i përket krahasimit me Danimarkën, Rama tha se do të ishte mrekulli të ishim si Danimarka dhe të kishim gjithçka ka Danimarka.

“Për të bërë këtë ëndërr realitet, duhet të bëjmë hapat e nevojshëm, sa do të dhimbshëm që të jenë, dhe në raport me rregullat e demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike të sillemi në mënyrë korrekte, gjë që unë e bëj, ne e bëjmë. Nuk përgjigjem për çështje të brendshme”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit