Rama: Të krijojmë mekanizma afrimi me BE-në, diçka thelbësore po ndryshon

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama e konsideron historike e të jashtëzakonshme Samitin e Tiranës të zhvilluar një ditë më parë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel, në sesionin e diskutimit rreth samitit që u mbajt në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ishte së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevko Pendarovski dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Rama e nisi fjalën e tij duke kujtuar një pyetje që i kishin bërë dikur, se çfarë do t’i sjellë Shqipëria, Bashkimit Europian. “Buzëqeshje”, tha Rama, duke sjellë në vëmendje se pikërisht këtë bëri edhe samiti i djeshëm në Tiranë.

“Kur dikush më pyeti çfarë mund t’i sjellë Shqipëria, BE-së? Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetje, i thashë mund t’i sjellim ca buzëqeshje, dhe sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre, ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Ajo që ishte shumë e bukur ishte që te fotoja në grup, dëgoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë pas një kohe të gjatë dhe i gëzoheshin diellit.

Për të folur për buzëqeshjen mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Sepse ne shqiptarët jem shumë besnikë dhe kurrë të mërzitshëm. Këto dy gjëra janë të nevojshme në BE. Jemi shumë besnikë dhe popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë, barometri i BE e thotë këtë gjë, vendi më proeuropian në kontinent, sepse ne kemi ardhur nga ferri. Për ne Jugosllavia ku jetonin këta (i referohet Abazoviç dhe Pendarovskit) për ne ishte planeti i lirë, përveç vëllezërve e motrave tona kosovare, por ne natyrshëm u bëmë kaq të përkshtuar ndaj BE saqë askush, asgjë, nuk mund të na ndryshojë. Kështu që ne do jemi këtu të mbrojmë BE-në nga BE-ja, nëse duan të largohen ne do t’u themi nuk do të ikni”.

I pyetur nëse ka shpresë për ndryshim pas Samitit të Tiranës, Rama tha se shikon ndryshim thelbësor dhe se Shqipëria duhet të krijojë mekanizma afrimi me BE-në. Ndërsa integrimi i plotë është një proces që do të ndodhë jo shpejt, por duhen përmbushur të gjitha kushtet, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

“Për të qenë shumë serioz, samiti dje ishte i mahnitshëm, historike, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve me jashtë të Shqipërisë.

Le të flasim njëherë pastaj le të martohemi kur të vijë koha. Unë e di që mund të shkojë shumë mirë në një bashkëjetesë paqësore.

Të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyra individiuale të bazuara në meritë.

Dje isha mikpritësi dhe isha shumë i ëmbël me ta dhe nuk kritikova. Këtu mund të them si zakonisht atë që mendoj.

Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon. Ajo çfarë u sugjeroj miqve të mi është që të mos e shihni ndryshimin në formën e anëtarësimit sepse kjo nuk do të vijë shpejt.

Sa për anëtarësimin duhet të punojmë fort, na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Nuk mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin. Duhet të bëhemi të aftë e të hyjmë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, të jemi të bekuar që gjendemi në mes të Europës. E rëndësishme që të mos lihemi pa mundësi për t’u përfshirë më tepër në hapësirat ku mund të marrim më shumë mbështetje.

Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga Bashkimi Europian, të gjithë ne: 85 milionë euro për Shqipërinë, është shkëlqyer, por nuk janë kaq shkëlqyer kur sheh se këto 85 milionë euro janë marrë nga fondet tona IPA. Pra, fondet IPA janë për projektet tona. Sigurisht do të donim shumë t’i përdornim për energjinë. Kur shoh, dhe dje pata një bashkëbisedim me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, 85 miliardë plus të ardhurat e brendshme nga aktiviteti i Greqisë që vijnë nga BE, por patjetër kur ke 85 miliardë plus, pavarësisht nga ajo që krijon brenda sistemit natyrisht që merr frymë, mund të ndërtosh luftën kundër kësaj e asaj, por kur ke vetëm sistemin e brendshëm, sit ë ja bësh.

BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk do të shkojë në mënyrën si mund ta mendojë dikush që kur të vijë koha do të kemi të njëjtën gjë, është gabim nuk do të shkojë në konvergjencë, por duke u larguar, ata do të bëhen më të pasur dhe ne nuk do të mund të i ndjekim. Duhet të na japin më shumë burime, më shumë kapacitete, nuk po flasim për më shumë, por mbështetje që është vërtetë e rëndësishme. Po të bësh një përllogaritje të vogël, sa paguan BE për një qytetar dhe sa mundemi ne paguajmë përmes fondeve IPA është tërësisht qesharake. Të luftosh korrupsionin, po nëse kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat për t’u ndjerë të denjë në këtë kontinent, atëherë mund të vijojë korrupsioni përmes luftës për më shumë. Duhet ta luftojmë këtë.

Në Bruksel u mbajt një seksion i veçantë ku u diskutua për Samitin BE-Ballkan që u mbajt në Tiranë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevko Pendarovski.

Pasi iu përgjigjën pyetjeve të drejtuesit të sesionit, i pranishëm ishte edhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

“Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur BE të mos ekzistojë më”, tha ai.

Por Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist. Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit