Rama u përgjigjet liderëve të Kosovës: Po fusni vendin në rrugë qorre, neomarksista po bëni vetëvrasje

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Samiti i tretë për Mini Shengenin, të gjithë fjalën e tij ia ka kushtuar Kosovën, duke thënë se  ka bërë një gabim shumë të madh që nuk ka marrë pjesë në takimet e deritanishme.

Në fjalën e tij, Rama tha se liderët e Kosovës me deklaratat e tyre po e fusin vendin në një rrugë qorre dhe gjithçka thonë e bëjnë për politikë të brendshme.

“Më vjen shumë keq, janë deklarata të brendshme për politikë. Për mua këto deklarata e çojnë në një rrugë qorre. Nuk ka asnjë kush kundër Kosocvës dhe asnjë kaluzolë nga Serbia. Nëse Kosova ka nevojë sot për respekt dhe për integrim, kjo ësthë rruga. Rrugët e tjeratë fantazive neomarksiste, të absurdit. Keni parë ndonjë vend t ëvarfër që bën proteksionizëm.

Paralelizmat me tarifat e SHBA apo të Kinës janë vëtëvrasje. Miqtë mëbshtetësit dhe partnerët në këtë proces janë këtu nuk mungojnë. Kjo nuk bëhet për pushtet apo për vota, kjo që po bëjmë ne. Po të ishte pqër pushtet dhe për vota mbase nuk do ishim sot, kjo bëhet për njerëzit, për njerëzit”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Ramës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit