Rama uron 1 Majin me pamje nga Shkodra: Suksese njerëzve të punës

Mos i humb


Kryeministri Edi Rama uroi sot 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, duke ndarë pamje nga Shkodra, ku sipas tij, njerëzit e punës po rrisin hap pas hapi ekonomi të shëndetshme.

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Thethin, ku prezantoi “Paketën e Maleve”, një program që vjen në mbështetje të investimeve në alpe.

“Nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan kryeministri.

Rama zhvilloi dje një vizitë në Theth, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në Rrugën e Dukagjinit.

Kryeministri zhvilloi po ashtu takime me banorët e Thethit, si dhe pa nga afër Zip Line, një mundësi e re për të eksploruar nga ajri atraksionet e Parkut Kombëtar të Thethit.

Rama u takua në Theth me drejtues bujtinash dhe agroturizmash nga ku njoftoi edhe “Paketa e Maleve”, një mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve.

Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona, e cila do t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit