Rama uron besimtarët për Ramazanin: Agjërim të lehtë e të pranuar

Mos i humb

Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, Kryeministri Edi Rama u ka uruar agjërim të mbarë të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Muaji i bekuar! Agjërim të lehtë e të pranuar”, është shprehur Rama në një postim në rrjetet sociale.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit