Rama: Vettingu vetëm fillimi, sistemi do merret me të gjithë

Mos i humb

Teksa përmendi problemin e pronave në Lezhë, Rama foli edhe për drejtësinë në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike në këtë qytet.

Ai u shpreh se nëse reforma në drejtësi do të kishte nisur 20 vite më parë, atëherë Shqipëria do të ishte një tjetër vend sot.

Sa i përket Vettingu, Rama tha se ky proces është vetëm fillimi, ndërsa më pas sistemi do të merret me të gjithë.

“Nëse këto reformat të nisura nga kjo qeveri 4 vite më parë, do të ishin nisur 24 vite më parë, Shqipëria do të ishte një tjetër vend sot. Në Lezhë ka një çështje të hapur për pronat, ku janë edhe gjykatës dhe prokurorë, të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Gjithçka është bërë në bashkëpunim me gjykatësit. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e disa vite më parë, do të ishin në tjetër nivele. Procesi i vettingut është vetëm fillimi. Është një proces për të pasuruar sistemin, por më pas sistemi i pastruar do të merret me të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Njerëzit thonë se kemi 20 vite që presim, por të ndërtosh shtet nuk do të thotë që të bësh një ndërtim pa leje”, tha Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit