Nesër mblidhen partitë, kësaj radhe me ftesë të Veselit

Mos i humb

Të martën të mblidhen krerët e gjitha partive politike me ftesë të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për të vazhduar diskutimet për arritjen e konsensusit politik për çështjet me rëndësi kombëtare.

Ky takim vjen si vazhdimësi e takimit  të parë që ka ftuar Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë, e ku përfaqësuesit e partive u pajtuan që të vazhdojnë edhe me tryeza të tjera.

Në takimin e së martës, në orën 13: 00, kryetari i PDK- së ka propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Europiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se u kanë dërguar ftesë për pjesëmarrje në tryezën politike krerëve të partive politike dhe se deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumica e subjekteve politike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit