Rama: Viti 2024 vulos fundin e kësaj vepre kaq sfiduese

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në tunelin e Murrizit, ku sot u bashkuan dy anët e këtij kantieri sfidues.
I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri Rama u njoh nga afër me disa nga sfidat e ndeshura në këtë kantier.
Rama u shpreh se ky është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit.
“Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit”, tha ai.
Kryeministri theksoi se “ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024”.
“Ndërsa tuneli i Llogorasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogora, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2 metër në ditë. Gjithësesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, u shpreh Rama.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit