Ramush Haradinaj: Kosovarët dhe turqit janë një

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka mikpritur komunitetin turk në Kosovë me rastin e ditës së tyre. Me këtë rast ka garantuar trajtim të barabart si gjitha komunitetet e tjera në Kosovë, duke thënë se shqiptarët dhe turqit janë një.

Haradinaj tha që kosovarët dhe turqit nuk ndahen pasi që ata janë një, këto dy vende kanë marëdhënie shumë të mira ndërmjet vete,tha kryeministri në takim me antarët e komunitetit turk.

“Sot jemi në një ditë që e deshmon kush është Kosova. Komunitetit turk feston ditën e vet në atdheun e vet, turqt dhe kosovarët nuk ndahen janë një. Jo vetëm turqit e Kosovës por edhe populli i Kosovës ka marrdhënie të mira me Shtetin e Turqisë. Nëse ec Kosova nuk humbim”, tha Haradinaj.

Ministri i Administrates Publike, Mahir Yagcilar tha se dita e komunitetit turk buron nga Republika e Kosovës.

“Dita e komunitetit turk është edhe dita e Kosovës pasi kjo ditë buron nga Republika e Kosovës. Për dhjetë her jemi duke festuar këtë fest përmes publikimit të libërave, tryezes së rrombullakët jëmi duke treguar për gjendjen si dhe për mardhënient mes dy shteteve. Në të ardhmen do ta gjejmë një mënyrë për  eskalimin e problemeve, me angazhimin e te gjithëve”, tha Yagcilar duke shtuar se vitin e ardhshëm do të jemi prap se bashku edhe me liberalizimin e vizave”, tha Yagcilar.

Ndërkaq Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, tha që ne kemi dhënë kontribut të mjaftueshëm për shtet ndërtimin e Kosovës dhe presim një bashkupinim edhe më të madh dhe më të mirë pasi që ne jemi një .

“Na jena turk por na jena kosovarë, vitet e fundit ne si komunitet kemi dhënë përkrahje si dhe kontributin për shtet mdërtimin, pres bashkëpunim me të mirë dhe me të thellë” tha Krasniqi.

Bylent Emrus përfaqësues i organizatës jo qeveritare shprehi falënderime të përzemërta për Kosovën dhe njëkohësisht ishte i lumtur që përfaqëson Kosovën në Europë.

“ Jemi krenar që jemi ne Kosovës dhe që përfaqssojmë kosovën në evropë dhe botë dhe uroj 23 prill dita e komunitetit turk”, u shpreh Emrusi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit