Ramush Haradinaj “përkëdhel” Listën Serbe për ta shpëtuar Qeverinë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e pranon se qeveria mund të rrëzohet për shkak të largimit të  Listës Serbe pasi që ende i ‘lutë’ ata të kthehen në bashkëqeverisje.

Duke folur për kthimin e Listës Serbe në qeveri, Haradinaj tha se me ta është duke biseduar por që aktualisht nuk ka një rezultat konkret.

“Kam kërkuar dialog me Listen Serbe dhe ata kanë pranuar të kemi dialog por ende nuk kemi një rezultat konkret. Lista Serbe kanë paraqitur dorëheqjen por unë se kam pranuar dorëheqjen dhe mos pranimi i kësaj dorëheqje bën që ata të janë në detyrë“, tha Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe për plotësimin e vendeve vakante në qeveri, përfshirë këtu edhe kryeshefin e AKI-së.

“Për ministrin e Punëve të Brendshme propozon AKR-ja , ndërsa propozimi për shefin e AKI-së vjen nga presidenti dhe po e pres propozimin e tij”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dy projektligje, Projektligjin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta si dhe lirimin nga tatimi për të gjithë prodhuesit.

“Dy ngjarje të rëndësishme janë aprovuar sot që është projektligji për Projektligjin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta e cila do të shkoj në Kuvend.Ndërsa një arritje e madhe sot është po ashtu edhe aprovimi për lirimin nga tatimi për prodhuesit që është një ndihmesë e madhe për hapjen e bizneseve të reja dhe vende të reja të punës”, ka thënë Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit