Raporti i Këshillit Europian, “katastrofë” për Serbinë

Mos i humb

Beogradi pritet që të marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian sa i përket fushës së sundimit të ligjit, shkruan e përditshmja serbe Danas.

Sipas burimeve të këtij mediumi, ngecja në procesin e normalizimit të raporteve me Prishtinën, do të jetë një nga vërejtjet kryesore për Serbinë.

Raporti i Këshillit Evropian që pritet të publikohet së shpejti, pritet që të jetë përafërsisht me të njëjtat vërejtje sikurse në vitin 2017.

Të metat në sistemin e gjyqësorit dhe përmbushja e kapitujve 23 dhe 24 pritet të jenë vërejtjet kryesore në këtë raport, siç shkruan Danas.

Vërejtje për Serbinë pritet të ketë edhe sa i përket politikës së jashtme dhe aspektit të sigurisë.

Sipas këtij raporti, Serbia nuk ka arritur të përmbush pritjet e BE-së as 50 %.

Ky vlerësim negativ për Serbinë thuhet se ka ardhur si pasojë e shpërfilljes së Britanisë së Madhe për rekomandimin e dëbimit të diplomatëve rus dhe mos respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë, raporton Periskopi. Kujtojmë se rasti i arrestimit të Marko Gjuriq ka acaruar jashtëzakonisht shumë raportet Kosovë-Serbi, dhe pritet të jetë një ngecje edhe për dialogun ndërmjet dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit