RAPORTI/ Kush e vrau Oliver Ivanoviçin dhe nga erdhi urdhëri

Mos i humb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur të zgjerojë hetimin për vrasjen e ish-liderit të Iniciativës Qytetare – SDP, i njohur si lideri i serbëve të Veriut, Oliver Ivanoviç. Kjo është bërë pas informacionit të marrë nga një agjenci inteligjence, e cila ka dhënë detaje mbi vrasjen e bujshme, përfshirë dhe emrat e atentatorëve.

Prokurori Special Sylë Hoxha tha se raporti dhe imazhet e sjella do të jenë pjesë e hetimit të vrasjes në Ivanoviçit.

“Do të punojmë me hetuesit ku imazhet dhe emrat do të jenë pjesë e rastit”, tha ai.

Pesë vetë janë pjesë e një raporti nga një agjenci të inteligjencës që flet për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Raporti vë në dukje se grupi që vrau Ivanoviçin përbëhej nga “pesë njerëz me lidhje gjaku mes tyre dhe që janë angazhuar në shërbimin sekret serb (BIA)”.

Raporti thekson se Milan Radoiçiç, nr.2 i Listës Serbe dha urdhra për fshirjen e disa gjurmëve dhe fakteve.

Ekipi atentator ishte vendosur në Hotel Octan në Leskovc dhe ishte atje një muaj para vrasjes së Ivanoviçit. Gjatë kësaj periudhe, anëtarët e grupit shpesh shkuan në Mitrovicë. Ata u panë me një Range Rover të bardhë dhe madje u ndaluan në policinë e Zveçanit për tejkalim shpejtësie. Mjeti i takonte vëllezërve Vuloviç dhe kishte targa të Beogradit BG-788-GN – thuhet në raport.

Pas vrasjes së Ivanoviçit më 16 janar 2018, grupi u nda në dy grupe sipas raportit. I pari fluturoi nga Beogradi dhe tjetri nga aeroporti i Prishtinës. Destinacioni i tyre në dy muajt e ardhshëm ishte Tajlanda. Në grupin që fluturoi nga Beogradi ishin Joca dhe Bojana, ndërsa Pedja ose Predrag u larguan nga aeroporti i Prishtinës. Sipas raportit, Predrag ose Peja, një person që vrau një oficer policie në Serbi, u lirua nga ndërhyrja e BIA-s. Pedja u divorcua nga gruaja Irena Dragojeviç.

Milos dhe Barbara Segetin u larguan gjithashtu nga aeroporti i Prishtinës.

Të gjitha shpenzimet e ekipit që qëndroi në Hotel Octan në Leskovc janë marrë përsipër nga Srdjan Vuloviç nën pseudonimin Gene. Ai kishte probleme shëndetësore pas vrasjes së Ivanoviçit dhe ishte shtruar në një spital.

Për vrasjen e ish-politikanit serb, policia e Kosovës arrestoi më 23 nëntor Nedeljko Spasojeviçin, Marko Rosiçin dhe Dragisha Markoviçcin. Ata u ndaluan si të dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe zbulim të sekreteve zyrtare. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit