Sipas saj SPAK-u ka bërë detyrën me hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë dhe i ëbri thirrje Prokurorisë sepciale të vazhdojë me detyrën.

Po ashtu ajo tha se vendi po ecën mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Ajo shtoi se miratimi i amnistisë fiskale në vend do ta rrezikonte  progresin në këtë fushë.

“Raporti vlerëson punën e parlamentit dhe ka vërejtur se Këshilli i Integrimit ka bërë përpjekje për të konsoliduar rolin në këtë çështje. Progres është vërejtur edhe në transparencën e parlamentit.

Lidhur me reformën në administratën publike ka pasur një progres më të ngadaltë. Sa i përket qeverisjes vendore mungojnë burimet për të ushtruar politikat e tyre. Ligji për administratat jo-fitimprurëse duhet të përmirësohet.

Raporti vlerëson zbatimin e Reformës në Drejtësi, por ndikohet negativisht nga çështjet e prapambetura dhe vonesave. Kërkohet një aksion më vendimtar për një sistem më modern të trajtimit të çështjeve. Lidhur me korrupsionin raporti vëren se është bërë progres më ndërtimin e raportit të dënimeve penale.

SPAK-u ka marrë vendime për persona zyrtarë të lartë, ndërsa bëhet thirrje për zbatimin e ligjit edhe më tej, por përpjekjet duhet të vazhdojnë.

Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, u shpreh ajo.