Rashiç thotë se gjuha e trupit tregon se Vuçiç e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë!

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë nisur që disa muaj ta proklamojnë iden e tyre për shkëmbim territorësh mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo ide ka nxitur reagimin e shumë shteteve, të cilat janë shprehur pro dhe kundër kësaj ideje.

Rreth kësaj ideje ka folur edhe kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiç.

Sipas Top-Channel ish- ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ka vërejtur një gjuhë trupi në mes Presidentit Hashim Thaçi si dhe atij Aleksandar Vuçiç që lë të kuptojë se tashmë ka një marrëveshje.

”Gjuha e trupit që unë shoh tek Vuçiç dhe Thaçi po më tregon se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh”.

”Ata po vazhdojnë tensionet duke kërkuar kërkuar momentin kur ne në Ballkan të themi ‘vetëm të mos ndodhë dicka e keqe se e nënshkruajmë çdo gjë”.

Rashiç ka folur edhe për gjendjen në Veri të Kosovës, derisa ka deklaruar se atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët.

Rashiç është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, ai thotë se nuk ka dallime mes tyre.

Por qëndrimet e tij e kanë penalizuar rëndë në raport me Beogradin zyrtar. Rashiç e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës.

Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiç.

”Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort”, – Thotë Rashiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit