Rastet dhe vdekjet nga koronavirusi rriten në Oman dhe Bahrein

Mos i humb

Omani dhe Bahreini sot raportuan vdekje dhe raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në shtetin e Gjirit të Bahreinit, numri i të vdekurve tani është në shtatë, ndërsa 773 persona janë shëruar në këtë vend deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se 12 persona kanë rezultuar pozitivë në COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.907.

Në Oman numri i vdekjeve u rrit në 8, pasi një pacient tjetër ka humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Ministria e Shëndetësisë së Omanit tha se 98 rastet e reja të konfirmuara kanë çuar numrin e të infektuarve në 1.508, përfshirë 238 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit