Mbi 181 të vdekur nga COVID-19 në Izrael.

Mos i humb

Me katër vdekje të reja, numri i rasteve fatale nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Izrael është rritur në 181, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ministria tha se 170 raste të reja janë raportuar në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.883.

Të paktën 142 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa 4.353 persona janë rikuperuar.

Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se dy personave.

Të gjitha bizneset me përjashtim të supermarketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave janë mbyllur që nga 15 marsi.

Tel Avivi ndaloi hyrjen e qytetarëve të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.

Koronavirusi i ri është përhapur në gjithë botën që prej shfaqjes së parë në Kinë dhjetorin e kaluar.

Më shumë se 2.48 milion raste janë raportuar në gjithë botën, me mbi 170.500 të vdekur dhe rreth 653.800 të shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit