Rasti Pronto, gjykata nuk lejon të dëgjohen të gjitha CD-të që janë propozuar nga Prokuroria

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka konsideruar të lexuara të gjitha provat e propozuara nga prokuroria, në rastin e njohur si “Pronto”.

Në këtë rast, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të tjerët, akuzohen për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një vendim i tillë është marr në seancën e së premtes, nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Shashivar Hoti.

Si të lexuara janë konsideruar edhe CD-të me përmbajtjen e përgjimeve.

“Pas konsultimit lidhur me kërkesat e palëve, për shkak të racionalizimit të kohës dhe duke pas për bazë faktin se kemi shumë CD për të dëgjuar dhe marrin kohë, dhe se çështja kryesore palët nuk e kontestojnë përmbatjen e tyre, të gjitha provat e propozuara nga prokuroria, duke përfshirë edhe CD të konsiderohen si të lexuara”, ka thënë gjykatësi Hoti.

Ndërsa, ka thënë se për secilën provë veç e veç palët mund të japim vërejtjet e tyre, pasi këtij vendimi.

Fillimisht, prokurorja Drita Hajdari, ka propozuar që disa urdhëresa dhe vendime të konsiderohen të lexuara, ndërsa pjesa e CD-së ku janë përgjimet të lexohen në seancë.

Por, mbrojtja ka kundërshtuar një gjë të tillë, pasi sipas tyre, këto pergjime janë dëgjuar edhe në publik dhe nuk ka nevojë të dëgjohen përsëri, pasi siç kanë thënë ata, nuk ka diçka të re.

Mirëpo, sipas prokurores Hajdari, aktakuza nuk është ngritur vetëm në bazë të asaj që është publikuar në media, por sipas saj, në CD, janë disa biseda që nuk janë dëgjuar kurrë në media, prandaj ka thënë se këto CD duhet të dëgjohen drejtpërdrejt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit