Në Burgun e Dubravës ndërron jetë një 23 vjeçar

Mos i humb

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka njoftuar se një i dënuar me inicialet F. I, 23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Poashtu, sipas KMDLNj-së, i ndjeri, në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019.

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellë urgjentisht në stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësor dhe sigurimi. Ndërkaq në ora 20.45 konstatohet se nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

“Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetëvarjen, prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e Burgut të Dubravës”, thuhet më tej aty.

KMDLNj thotë se është thellësisht e shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit, kësisoj kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.

KMDLNJ gjithashtu ka kërkuar hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme rrethanore që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I.

“KMDLNJ kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetësore i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmen”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit