Raundi i parë i zgjedhjeve në Kroaci pa fitues

Mos i humb

Presidenti kroat Zoran Milanoviç nuk arriti të siguronte votat e duhura për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.

Milanoviç do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me kandidatin e partisë konservatore në pushtet, Dragan Primoraç.

Raundi i dytë do të mbahet pas dy javësh. Sipas rezultateve zyrtare, me pothuajse të gjitha votat e numëruara Milanoviç fitoi 49%  ndërsa kundërshtari i tij politik Dragan Primoraç fitoi 19%.

Sondazhet  e opinionit kishin parashikuar se të dy do të përballeshin në raundin e dytë më 12 janar pasi asnjë nga tetë kandidatët nuk  pritej të merrte më shumë se 50% të votave.

Millanoviç është një politikan kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s në Ukrainë. Ai është kundër ndihmës ndaj Kievit, duke argumentuar se lufta e Ukrainës nuk i përket vendit të tij.

Shpesh është krahasuar me Donald Trump për stilin e tij luftarak të komunikimit me kundërshtarët e tij politikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit