RD e Kongos, 42 militantë u dorëzohen forcave qeveritare

Mos i humb

Dyzet e dy militantë nga dy grupe të armatosura aktive në qytetin Uvira në Republikën Demokratike të Kongos u janë dorëzuar forcave qeveritare, tha ushtria të mërkurën, (AA).

Militantët, nga grupet e armatosura Simba ya Pori dhe Nguvu ya Milima aktive në zonën Masangu në territoret Mwenga dhe Mabunda, u dorëzuan para forcave të armatosura Kongos (FARDC) të martën në Uvira në provincën Kivu Jugore, u tha mediave lokale kapiteni Dieudonne Kasereka, zëdhënës ushtarak për Operacionin Sukola II në Kivu e Jugut.

Sipas raportit të mediave, zv/komandanti i grupit të milicisë Simba ya Pori në mënyrë simbolike i dorëzoi një armë administratorit të territorit të Uvira, Alex Kasangala, në prani të këshillit të sigurisë urbane.

Ushtria e RD e Kongos në janar tha se 200 militantë ishin dorëzuar pas një sulmi ndaj grupeve të armatosura në lindje të vendit.

Fushata është pjesë e një operacioni më të gjerë të nisur tetorin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit