RD e Kongos, konfirmohet fundi i epidemisë së ebolës

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos konfirmoi dhënien fund të epidemisë vdekjeprurëse të virusit të ebolës.

Ministrja e Shëndetësisë, Oly Llunga Kalenga, shpalli fundin e epidemisë pas 42 ditëve të periudhës observuese, gjatë të cilës nuk pati raste të reja të konfirmuara të ebolës. Ajo shtoi se gjatë epidemisë u regjistruan 54 raste të ebolës.

Epidemia, e nënta në Kongo, u shpall në muajin maj në provincën verilindore Equateur. Sëmundja vdekjeprurëse, gjatë epidemisë, për herë të parë u përhap në kryeqytetin e Kongos, Mbandaka, që ka 1.2 milionë banorë.

Ekspertët pohojnë se përgjigja e shpejtë ndërkombëtare dhe vaksinimi i banorëve kanë qenë faktorët kyç të përhapjes së sëmundjes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit