Erdogan bisedoi me Mesut Ozil-in për t’i dhënë përkrahje

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se mbrëmë ka biseduar me Mesut Ozil-in të cilit i ka dhënë përkrahje dhe mbështetje për sulmet raciste me të cilat u përball në Gjermani ky futbollist me origjinë turke, për çka dhe braktisi kombëtaren e Gjermanisë.

Erdogan sot mbajti një fjalim para deputetëve të partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti), për çka në dalje nga Kuvendi u përgjigj në disa pyetje të gazetarëve.

I pyetur të komentojë zhvillimet rreth Ozil-it, kreu i shtetit turk tha se e përkrahë tërësisht futbollistin.

“Vendimi i Mesutit është tërësisht patriotik, i drejtë dhe meriton çdo lëvdatë. E dua sepse është i papranueshëm sulmi racist ndaj tij nga shkaku i përkatësisë fetare që ka, përkundër maksimumit që dha për kombetaren e Gjermanisë në të cilën la gjurmë të thella”, tha Erdogan.

Futbollisti i Gjermanisë me origjinë turke Mesut Ozil të dielën njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e Gjermanisë në futboll.

Ai tha se nuk mund të përfaqësoj Gjermaninë në nivel ndërkombëtar derisa ballafaqohet me racizëm dhe mosrespekt.

Ozil u gjet në qendër të sulmeve të opinionit gjerman që në muajin maj, atëherë kur në Londër takoi dhe u fotografua me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Në takim ishin të pranishëm edhe futbollisti i gjermanisë me origjinë turke Ilkay Gundogan, dhe lojtari i kombëtares turke Cenk Tosun.

Sulmet raciste mbi futbollistët Ozil dhe Gundogan heshtën pak gjatë Botërorit, që sërish të shpërthejnë pas përfundimit ku Ozil u etiketua si fajtori kryesor për dështimin e Gjermanisë.

Erdogan tha sot se dikush duhet të shpjegojë, se cila është ajo vetëdije që nuk mund të pranojë që futbollistët turq Ozil, Gundogan dhe Tosun u fotografuan me presidentin turk.

“Kjo është jotolerancë. Kjo është ajo që thonë edhe të gjithë politikanët elokuentë, të cilët u rreshtuan me Mesutin”, përfundoi Erdogan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit