RD e Kongos, numri i të vdekurve nga Ebola rritet në mbi 2000

Mos i humb

Dakar
Numri i vdekjeve që nga shpërthimi i Ebolës në korrik të vitit 2018 në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) është rritur në 2.014, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Ministria tha se në mesin e 3.186 rasteve të etheve hemoragjike të raportuara, rreth 3.072 u konfirmuan se ishin raste me Ebolë.

Rreth 114 njerëz vdiqën pas etheve hemoragjike, por nuk mund të verifikohej nëse vdiqën nga Ebola.

Nga personat e diagnostifikuar me Ebolë 989 persona i janë përgjigjur pozitivisht trajtimit mjekësor, ndërsa vazhdon trajtimi i 69 të tjerëve.

Instituti Kombëtar Amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive javën e kaluar kishte njoftuar se në kuadër të hulumtimit të kryer në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) ndaj rreth 700 pacientëve me Ebola në RD e Kongos, kanë testuar ilaçet “REGN-EB3”, “mAb114”, “ZMapp” dhe “Remdesivir”, si rezultat i së cilës 94 për qind të pacientëve janë pérgjigjur pozitivisht ndaj trajtimit.

Virusi Ebola, i cili është shkaktar i një lloji të etheve hemorragjike, për herë të parë u shfaq me dy epidemi të njëkohshme në qytetin Nzara të Sudanit dhe Yambuku të RD të Kongos në vitin 1976. Epidemia në RD të Kongos mori emrin që mban edhe sot pasi u shfaq në një fshat në afërsi të lumit Ebola.

Virusi u përhap në Afrikën Perëndimore në dhjetor të vitit 2013. Rreth 30 mijë persona u prekën nga virusi dhe mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë që përfshiu Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen në periudhën 2014-2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit