
Për shkak të epidemisë së virusit Ebola e cila u shfaq përsëri në muajin korrik në Republikën Demokratike të Kongos numri i të vdekurve është rritur në 39 persona.
Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos njoftoi se numri i të prekurve nga ethet hemorragjike në shtetin Kivu Verior që nga fundi i korrikut është rritur në 105, nga të cilët 77 janë me virusin Ebola.
Me vdekjen e 3 personave nga gjithsej 77 sa janë prekur nga virusi numri i të vdekurve është rritur në 39.
Ndërkohë thuhet se edhe 28 persona kanë vdekur nga ethet hemorragjike për të cilat ende nuk dihet nëse janë të lidhura me virusin Ebola.
Epidemia e fundit e Ebolas u shfaq në shtetin Ekuator të RD të Kongos, 2.500 kilometra larg Kivu-t Verior.
Ebola për herë të parë në vend u regjistrua në vitin 1976, ndërsa në dhjetor të vitit 2013 u shfaq sërish në Afrikën e Veriut.
Në vendet si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone gjatë viteve 2014-2017 janë regjistruar rreth 30 mijë raste të personave të prekur nga Ebola, nga të cilët mbi 11 mijë kanë vdekur./Rtv Islam/


