Reagimi i deputetes Haxhiu ndaj propozimit të Presidentit Thaçi për kompleksin rezidencial

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e një kompleksi rezidencial, derisa këtë kërkesë ajo e quan absurditet dhe e gërditshme.

Për më tepër ajo shkruan se si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi kanë mendjen tek lluksi, paraja e rahatia!?

Postimi i plotë:

Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët!

Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?

A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë?

A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë?

A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit!

Janë me mijëra familje që s’kanë kulm mbi kokë!

Janë bërë tmerr i vërtetë për besë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit