Reagon Bekim Jashari: Nuk largova unë njerëzit e Lushtakut!

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj shkrimit, “Kryetari Jashari largon nga puna njerëzit e Sami Lushtakut”, derisa ka dhënë spjegime se kush dhe pse është marrë vendimi për shfuqizimin e konkursit.

Ai ka thënë se ndien obligim moral të sqarojë për opinionin lidhur me këtë, duke theksuar se largimet nga puna janë me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, për mos respektim të rregullave .

Për më tepër, kryetari  Jashari ka thënë se do të mbajë zotimet e dhëna si kryetari i zgjedhur dhe se do të respektojë parimet themelore të premtuara, llogaridhënien dhe transparenca, dy parimet themelore të demokracisë, mbi bazën e këtyre parimeve  edhe do të udhëheqë komunën.

Kryetari Jashari, ka postuar edhe dokumentet të cilat dëshmojnë të vërtetën e shfuqizimit të  konkursit nga organi i lartcekur.

“E kam për obligim moral, qytetar, por edhe si kryetar i Komunës së Skenderajt, të ndaj me ju faktet që hedhin dritë rreth asaj që thuhet së “Kryetari Jashari largon nga puna njerëzit e Sami Lushtakut”. “Dokumentet që shihni më poshtë, janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, që ky këshill ka konstatuar shkelje dhe mos respektim të procedurave në konkursin e shpallur nga ekzekutivi i kaluar”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ja postimi i plotë i Kryetarit Jashari:

Të dashur qytetarë,

Në fillim të mandatit tim në krye të Komunës së Skenderajt, ku papunësia është në shkallë të lartë, ku zhvillimi ekonomik ka stagnuar, ku varfëria ka lëshuar rrënjë, jam zotuar për të qenë jashtëzakonisht i hapur ndaj qytetarë, ndaj çdo kërkese, ndaj çdo dyshimi të mundshëm që mund të ketë ndonjëri. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy nga parimet themelore të demokracisë. Prandaj, mbi këto dy parime unë do të vazhdoj të udhëheq Skenderajn tonë të dashur.

Të dashur qytetarë,

E kam për obligim moral, qytetar, por edhe si kryetar i Komunës së Skenderajt, të ndaj me ju faktet që hedhin dritë rreth asaj që thuhet së “Kryetari Jashari largon nga puna njerëzit e Sami Lushtakut”.

Dokumentet që shihni më poshtë, janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, që ky këshill ka konstatuar shkelje dhe mos respektim të procedurave në konkursin e shpallur nga ekzekutivi i kaluar.

Ndjej jashtëzakonisht keqardhje për ata punëtorë ndaj të cilëve Këshilli kërkon shfuqizim të konkursit, sepse në këtë kohë kur papunësia është në nivele të larta, do të isha ndjer njeriu më i lumtur sikur të shtonim numrin e punëtorëve, por vetëm duke respektuar rregullat e përcaktuara ligjore. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk do t’i anashkalojmë këto rregulla e ligje të aplikueshme në Kosovë, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, veprime ato që i kanë kushtuar buxhetit të Komunës dhjetëra mijëra euro, raste të cilat janë të njohura për publikun, siç është rasti i Adem Metës. Si ky i fundit ka edhe shumë raste, për fatin tonë të keq.

Të dashur qytetarë,

Nuk desha dhe nuk dua të merrem me reagime dhe kundër reagime, sepse kemi shumë punë për të bërë, por po i ndaj me ju këto vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, në mënyrë që ju të gjykoni vet situatën./Kosova Post/

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

 

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit