Paralajmëron Surroi: Gjeneratat e ardhshme mund ta paguajnë me gjak marrëveshjen e Thaçit

Mos i humb

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka bërë një shkrim të ri në portalin Koha, ku ka folur për Hashim Thaçin dhe fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ditë më parë, në një konferencë për medie, deklaroi se nëse Kosova nuk e bënte marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, do të mund të kishte fatin e Palestinës ose të Qipros Veriore, shkruan periskopi. Por, Surroi mendon se një gjë e tillë nuk qëndron duke marrë parasysh që Kosovën e kanë njohur mbi njëqind shtete, dhe se ky vend e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambouillet-së. Ai beson që deklarata e Thaçit paraqet thjesht frikën personale të presidentit.

“Jo, Kosova nuk rrezikon të bëhet as Palestinë e as Qipro. Jo, Kosova nuk ka nevojë të marrë pjesë në një proces negociator pa e ndërtuar konsensusin politik , në mbrojtje të interesit të vet shtetëror. Dhe ndonëse nuk duhet ta zvarrisë këtë ndërtim të një veprimi të përbashkët politik, nuk ekzistojnë afatet as për këtë muaj e vit, as për ndonjë muaj a vit tjetër; marrëveshja me Serbinë varet prej cilësisë së saj, jo prej shpejtësisë në të arritur.” – shkruan ai.

Veton Surroi e ka akuzuar Hashim Thaçin si të përfshirë në të trija kontratat e dëmshme [Bechtel Enka, PTK dhe “Z Mobile”] prej të cilave vendi rrezikon t’i humbë 170 milionë euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit