Reagon deputeti i përjashtuar nga PS: Vendim i padrejtë. Nuk më bëri socialist Edi Rama

Mos i humb

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani reagoi pas vendimit të Edi Ramës për ta përjashtuar nga Partia Socialiste pasi akuzoi policinë për paaftësi.

Gjetani u shpreh: “Vendimi për largimin tim nga Partia Socialiste është i padrejtë. Mua nuk më ka bërë socialist Edi Rama, kështu që nuk mund të më largojë ai”.

“Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS-së, me familjen e njerëz të afërt të mi dhe jo sot në pushtet kur ndahen tendera e privilegje. Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë edhe të besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banorët me shumë halle, por vetë problemi që prodhon edhe më shumë hendek mes qeverisë dhe njerëzve. Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do vazhdoj të jem pranë qytetarëve”, theksoi Gjetan Gjetani./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit