Reagon MASHT: Nuk do të mbyllet asnjë universitet

Mos i humb

Asnjë universitet nuk do të mbyllet. Kështu ka thënë Valmir Gashi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Sipas tij ministri nuk ka deklaruar se do të mbyllet ndonjë universitet.

“Ministri Bytyqi ne asnje moment nuk eshte deklaruar per mbylljen e asnje universiteti ne Kosove. Raporti per te cilin po flitet ka gati nje vit qe eshte mbyllur nga ana e Ministrise, i njejti eshte bere nga eksperte per nevoja te brendshme, ndersa veprimet tjera jane pertej politikave te Ministrise.”, ka thënë Gashi.

Ja postimi i tij i plotë:

Me qellim te nje sqarimi sa me te mire per opinionin, lidhur me raportin per qendrueshmerine e universiteteve publike, nje teme e mbyllur tashme, mirepo qe vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet per arsye te cilat nuk i kemi te qarta, madje edhe duke u interpretuar ne menyre jo te drejte, eshte mire te kuptohet se:

Ministri Bytyqi ne asnje moment nuk eshte deklaruar per mbylljen e asnje universiteti ne Kosove.

Raporti per te cilin po flitet ka gati nje vit qe eshte mbyllur nga ana e Ministrise, i njejti eshte bere nga eksperte per nevoja te brendshme, ndersa veprimet tjera jane pertej politikave te Ministrise.

Ministri Bytyqi ka qene dhe mbetet i perkushtuar te ndihmoj ne zhvillimin dhe qendrueshmerine e te gjitha institucioneve te arsimit te larte publik dhe privat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit