Reçel me Boronica të Freskëta – Ëmbëlsi Delikate

Mos i humb

Boronicat shqiptare janë plot lëng dhe shije. Ato që rriten në veri të vendit janë edhe më të famshmet, e që njihen edhe në tregjet e huaja.

Përveç shijes, boronicat kanë vlera të pafundme për shëndetin e organizmit.

Të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, boronicat njihen ndryshe si frti i rinisë së përhershme.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së reçelit me këtë frut perfekt, kështu mund t’i shijoni gjatë gjithë vitit.

Përbërësit

  • 2kg boronica
  • 1.2kg sheqer
  • Lëngu i 1 limoni

Përgatitja

Duke qenë se boronicat mbajnë shumë gjethe apo shkopinj të vegjël, duhen larë mirë para se t’i përdorni për recetat tuaja.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i vendosi në një tas apo enë të thellë dhe t’i mbushni me ujë.

Për të shtuar efektin e pastërtisë mund të hidhni pak uthull molle ose sodë buke.

Ndryshojeni ujin dhe më pas kullojini boronicat në një tenxhere.

Vendosni në zjarr të ngadaltë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

Pas gjysmë ore në sipërfaqen e tenxheres do të jetë formuar një shkumë e bardhë.

Me një lugë mund ta hiqni, pasi kjo shkumë formohet nga sheqeri dhe nëse e lini reçeli do të krijojë kokrriza të ngurta karameli.

Kur të shikoni që lëngu i reçelit të fillojë të mpikset, AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni lëngun e limonit.

Lëngu limonit është perfekt për të shmangur sheqerosjen e reçelit, pra krijimin e kokrrizave si karamel.

Gjithashtu ai i jep edhe një shije shumë të mirë reçelit të boronicës.

Pasi të keni shtuar limonin lëreni reçelin të ziejë edhe për 5-7 minuta të tjera dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Kalojeni të ngrohtë në kavanoza dhe mbyllini me kapak. Për disa minuta lërini përmbys sa të largohet ajri ose mund t’i fusni po përmbys në një tenxhere me shumë pak ujë.

Kur të jetë ftohur reçeli vendoseni në frigorifer dhe mund ta ruani gjatë gjithë vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit