Receta E Mishit Të Viçit Të Pjekur Në Kripë

Mos i humb

Kjo është një pjatë tipike e kuzhinës anglo-saksone, shumë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur.

Ky gatim lejon që mishi të gatuhet ngadalë dhe në mënyrë të njëtrajtshme, pa e djegur pjesën e jashtme.

AgroWeb.org u sugjeron të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë të mishit të viçit të pjekur në kripë.

Përbërësit:

650 gr mish viçi

2 kg kripë e trashë

5 gr rozmarinë

5 gr gjthe dafine

5 gr trumzë

30 ml ujë

Mënyra e përgatitjes

Filloni duke larë dhe më pas duke tharë mirë bimët aromatike. Grimconi imët rozmarinën, fletët e dafinës dhe trumzën.

Hap i dytë është të largoni dhjamin e tepërt nga mish i viçit dhe ta marinoni me barërat aromatike të grimcuara.

Zgjidhni një tavë të gjerë e me buzë të larta dhe shtoni një shtresë kripe me trashësi rreth 2 cm.

Në të vendosni mishin e marinuar dhe shtoni përsëri kripë derisa ai të mbulohet tërësisht.

Është e rëndësishme të përdorni kripë të trashë, pasi kripa e imët do të përthithet nga mishi ndërkohë që gatuhet.

Spërkasni me ujë sipërfaqen e kripës, në mënyrë që të ngurtësohet më shumë gjatë gatimit.

Së fundmi, vendosni tavën në një furrë të ngrohur paraprakisht në 200 ° C dhe lëreni të piqet për 25 minuta.

Furra nuk duhet të hapet gjatë pjekjes, për të parandaluar rënien e temperatures dhe gradimin në temperaturë maksimale.

Pas kësaj kohe, hiqeni tavën nga furra dhe lëreni të pushojë për 10 minuta në temperaturën e dhomës.

Duke përdorur një lugë ose një thikë, pastroni mishin nga kripa e trashë. Për ta shërbyer, priteni mishin në feta.

Këshilla

Këshillohet që ta konsumoni mishin të sapo gatuar. Por në rast se ju tepron diçka, ju mund ta mbështillni me një letër alumini dhe ta ruani mishin në frigorifer për 2-3 ditë.

AgroWeb.org ju këshillon ta shoqëroni mishin me pak vaj, piper, limon ose uthull balsamike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit