Receta e Vjeshtës – Pudingu me Kungull të Verdhë dhe Arra

Mos i humb

Deputeti nxehet në Kuvend, Vasilika Hysi e përjashton nga seanca: Fatkeqësi e madhe që vjen për të përfaqësuar qytetarët

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka përjashtuar nga seanca ditën e sotme deputetin e Erion Piciri. Ky i fundit...

FNSH dhe forcat RENEA në ndihmë, ja çfarë thotë policia për vrasjen në Shkodër. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës konfirmon vrasjen e ndodhur në njësinë Dajç teksa jep informacion zyrtar për ngjarjen. Mësohet se në ndihmë të Policisë...

Familja britanike humb betejën gjyqësore në rastin e amerikanes me imunitet diplomatik

Prindërit e adoleshentit britanik i cili humbi jetën tragjikisht gjatë përplasjes me një makinë që drejtohej nga një grua amerikane që kishte...

U qëllua me armë zjarri, kush është 43-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër

Zbulohet identiteti i 43-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ai është Ridvan Ramazani.

Kungulli i dimrit është jo vetëm i bukur në ngjyrën e tij portokalli të ndezur por edhe i pasur në vlera.

Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitaminë A në trup. Ai rritet pothuajse në të gjitha zonat e vendit.

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga astma, sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen.

Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës. Fibra, potasi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin fort shëndetin e zemrës.

Që nga ëmbëlsira, sallata, byreku kungulli mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.

Falë vlerave që ka, jo më kot konsiderohet si një ndër ushquesit më të mirë në çdo recetë gatimi, ashtu si edhe kjo ëmbëlsirë e veçantë me bukë, krejt e lehtë për tu përgatitur në shtëpi.

Përbërësit:
2 vezë të rrahura lehtë
500 gramë pure kungulli
350 gramë qumësht
Treçerek filxhan çaji sheqer
1 lugë çaji vanilje pluhur
1 lugë çaji kripë
5 feta bukë gruri të thata dhe të prera në kubikë
2 lugë gjelle arra
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni vezët, purenë e kungullit, qumështin, sheqerin, vaniljen, kripën derisa të përfitoni një masë kremoze, të butë e të plotë.

Në fund shtoni aty copat e bukës të cilat i keni prerë dhe përziejini mirë me masën e formuar.

Hidheni të gjithë masën në një tavë pjekjeje dhe piqeni për 30-40 minuta, Lëreni të ftohet në frigorifer për 24 orë ose sipas preferencës por përpara servirjes, në sipërfaqe hidhni shurup dhe arra të pjekura.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

A Duhet Ngrënë Banane Me Stomak Bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se...

Facebook do të vë në qarkullim kriptovalutën e saj

Facebook dhe partnerët e saj po përgatiten të lëshojnë kriptovalutën qysh në janar të vitit të ardhshëm, raportoi Financial Times të premten,...

Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e...