Reçica: Janë kryer 10 mijë inspektime, për shkak të kushteve minimale për punë janë mbyllur përkohësisht 190 punishte

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se shëndeti dhe kushtet minimale në sektorin privat janë sfidë në vete, ndërsa tha ai se janë duke punuar në këtë drejtim që punëtorët të trajtohen në mënyrë të barabartë me sektorin publik.

Reçica ka bërë të ditur se ministria ka përfunduar 10 mijë inspektime, si dhe ka pezulluar 190 punishte të cilat nuk kanë pasur  kushte minimale për punë.

“Këto tema kenë rëndësi të veçantë për vendin si dhe për institucionet. Siguria e shëndetit në vendin e punës është një sfidë në vete. Thuhet se punëtorët që punojnë në sektorin privat kanë rreziqe në vendin e punës nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, por ne jemi duke trajtuar në të njëjtën mënyrë pasi që të drejtat para ligjit të jenë të barabarta.

Rregulloret që janë nxjerr nga direktivat e BE-së, fushata vetëdijësuese që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë. Kemi realizuar 10 mijë inspektime në terren. Ka pasur një shtim të konsiderueshëm të planit të inspektimeve të realizueshme. Të gjitha fushatat dhe masat vetëdijësuese nuk na dhanë një rezultat që e dëshironim. Kemi filluar fushatë me intensive, por përsëri nuk tha një rezultat të dëshirueshëm, dhe kështu ne kemi ndërprerë 190 punishte të cilat nuk kanë pasur kushte minimale”, tha ministri Reçica.

Sipas tij, pas pezullimit të këtyre punishteve, ka filluar plotësimi i kritereve për punë.

Me tutje, Ministri Reçica theksoi se pavarësisht vështirësive ministria nuk do të ndalet për të krijuar sigurinë në punë, e sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

“Vetëm pas pezullimit, menjëherë kanë arrit me i pas kushtet minimale dhe kanë plotësuar kritere dhe kanë vazhduar punët. Gjobat janë shqiptuar vetëm nëse nuk e kanë respektuar punën e inspektoratit. Dua të iu siguroj që ne nuk do të ndalemi me sigurinë minimale e sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, nuk është e lehtë për shkak se janë mbi 60 mijë biznese, është e vështirë të mbulohet të gjitha veprimtaritë, por do të jemi në teren që të rritet masa e vetëdijesimit”, tha ai.

Ndër të tjera, ai njoftoj se në këtë vit do të shtohet numri i inspektorëve, si dhe së shpejti do ta kemi ligjin e punës në fuqi.

“Kemi ligjin për inspektorat këtë vit do të kemi 20 inspektor të rinj, krahas kësaj do ta kemi së shpejti edhe ligjin e punës”, tha ai.

Ndryshe, këto komente, ministri Reçica i bëri në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë, si dhe lidhur me koncept-dokumentin dhe draft-ligjin gjithëpërfshirës për skemat pensionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit