Reçica takon ushtarët amerikanë, falënderon ata për donacionin e dhënë për Shtëpinë e të Moshuarve

Mos i humb

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot në mëngjes ka takuar ushtarët amerikan, derisa i ka  falënderuar ata për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Ministri që vjen nga Nisma Socialdemokrate tha se çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, tregon përkushtimin e ngritjes së mirëqenies, që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë.

Statusi i plotë i Reçicës në Faceboo:

“Nisa ditën sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ushtarët e KFOR-it amerikanë, për ti falënderuar këta të fundit dhe shprehur mirënjohjen për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Përkushtimi për ngritje të mirëqenies së të moshuarve në këtë shtëpi, është obligim i yni të cilin me konsistencë po e përmbushim. Çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit