Reforma zgjedhore, Bardhi: Përpjekje për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sot gjatë një prononcimi për mediat, u shpreh se reforma zgjedhore është ndarë në dy pjesë dhe po punohet për të adresuar tre vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi u shpreh se opozita nuk ka vënë asnjë kusht për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore.

Ai tha se po shihet edhe mundësia e hapjes së plotë të listave dhe për këtë përfaqësuesit e të dyja palëve janë në diskutim dhe pritet të dilet në një konkluzion.

“Ne e kemi ndarë në dy faza ndryshimet në kodin zgjedhor. Faza e parë është reforma e mirëfilltë zgjedhore gjë për të cilën Edi Rama ka vendosur bllok dhe nuk lejon një reformë kuptimplotë siç kërkon OSBE-ODIHR, e cila adreson problematikat e evidentuara nga partitë politike, si dhe nga vetë OSBE-ODIHR”, theksoi Bardhi.

“Faza e dytë, është faza e zbatimit të vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Janë tre vendime, që kanë krijuar boshllëk në kodin zgjedhor. Një është vota e Diasporës, pra mundësia që çdo shtetas shqiptarë që jeton jashtë vendit në momentin e zgjedhjeve, të ketë të drejtë të votojë dhe dy të tjera që lidhet me formën e shpërndarjes së mandatave. Për këto çështje ne nuk kemi vënë asnjë kushtëzim”, nënvizoi Bardhi.

“Sot përfaqësuesit tanë në grupin e dialogut informuan grupin parlamentar se deri në çpikë jemi me këtë fazë. Do ketë dhe një mbledhje tjetër ditën e sotme ku do të diskutohen propozimet e ardhura në komisionin e ligjeve. Uroj që për të tre çështjet të ketë consensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Propozimi dhe qëndrimi i kolegeve ka qenë që listat duhet të jenë të hapura. Propozimi vijon të mbajë të njëjtën situatë që listat janë të mbyllura, vetëm në rastet kur thyhet herësi mund të ketë votë parapëlqyese. Ajo që kanë bërë përfaqësuesit tanë ka qenë të eksplorojmë mundësinë për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetët. Kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend. Kemi disa propozime, të hapjes së listave 100%. Nëse pala tjetër nuk jep konsensusin është arritje edhe ruajtje e propozimit në raport me propozimin e PS-së për mbylljen e listave”, tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike po ashtu theksoi se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale.

Duke i’u referuar rastit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Bardhi tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar dhe nuk është në tagër e deputetit të ketë opinion mbi zbatueshmërinë e vendimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit