Refugjatët e Sudanit kthehen në shtetet e tyre

Mos i humb

Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) me Sudanin dhe Republikën e Afrikës Qendrore, filluan rikthimet e refugjatëve sudanezë në shtetin e tyre.

Që nga 12 dhjetori i vitit 2017 e deri më tani, në shtetet e tyre u kthyen 402 prej refugjatëve sudanezë të cilët ndodheshin në Republikën e Afrikës Qendrore.

Drejtori i Zyrës së refugjatëve sudanezë, Mubarek Zekerija, tha se ndihen shumë të lumtur që kthimi i refugjatëve ka ndodhur në një janar, ditën e pavarësisë së Sudanit.

Duke u shprehur se sudanezët të cilët janë kthyer në shtetin e tyre duhet të harrojnë të kaluarën, Zekerija tha se “Duhet të punojnë që të krijojnë një të ardhme të re. Ne po hapim një faqe të re dhe kjo do të jetë e mirë për të gjithë ne”.

Drejtori i Mbrojtjes së Refugjatëve të UNHCR-së, Evre Chibani, duke iu falënderuar qeverinë e Sudanit tha se “Grupi i fundit ka arritur më 1 janar në Sudan. 402 refugjatë sudanezë pas rreth 10 vitesh u kthyen në shtetet e tyre. Ne synojmë që për një kohë të shkurtër edhe 500 refugjatë të kthehen në shtetin e tyre”.

Chibani bëri të ditur se sudanezët të cilët janë kthyer në shtetin e tyre do të vendosen në rajonin Dafak të Darfurit Jugor. Ai tha se shteti i Sudanit do t’iu plotësojë nevojat themelore të refugjatëve, si në arsim dhe shëndetësi.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, në përleshjet në rajonin Darfur mes ushtrisë së Sudanit dhe rebelëve, që nga viti 2003 e deri më tani kanë humbur jetën 300 mijë persona, kurse 2,7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në shtetet e rajonit, duke filluar nga Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi ndodhen të paktën 650 mijë refugjatë sudanezë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit