“Regjimi dhe aleatët e tij insistojnë për operacion ushtarak në Idlib”

Mos i humb

MUHAMMED YUSUF/ETHEM EMRE ÖZCAN

Kreu i opozitës dhe koalicionit kombëtar të forcave revolucionare siriane (SMDK), Naser al-Hariri tha se regjimi i Bashar al-Assadit dhe mbështetësit e tij, insistojnë për sulme të reja ndaj Idlibit në veriperëndim të Sirisë, duke shtuar se prioriteti i tyre do të jetë të parandalojnë që rajoni të kalojë nën kontrollin e regjimit.

Hariri duke folur për Anadolu Agency (AA) vlerësoi zhvillimet e fundit në qytetin e Idlibit.

“Regjimi dhe aleatët me arsyetimin e luftës kundër terrorit janë duke insistuar për operacion ushtarak ndaj Idlibit”, tha ai.

“Nuk kemi ndryshim për operacionin e regjimit ndaj Idlibit. Prioriteti ynë i parë është të parandalojmë që rajoni të kalojë në duart e regjimit. Ne besojmë se ky mendim i regjimit do të jetë sfida më e madhe me të cilën do të përballemi në vitin 2021”, tha Hariri.

“Pengesa ruse” për punimet e kushtetutës

Kreu i opozitës siriane duke folur për mbledhjet e kushtetutës, që në fillim të këtij muaji u zhvillua takimi i katërt me radhë u shpreh se:

“Rusia u përpoq t’i turbullojë gjërat kur pa që Komiteti Kushtetues po largohej nga qëllimet e saj. Rusia, e cila nuk dëshiron një komitet që punon nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara (OKB), përkundrazi, po përpiqet të krijojë një komitet pajtimi që punon në terren nën kërcënim të armës”, tha Al-Hariri.

Ai njoftoi se mbledhja e raundit të 5-të e Komitetit Sirian të Kushtetutës planifikohet të fillojë më 25 janar 2021, duke shtuar se nuk është e qartë data për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Hariri, duke treguar se ata duan një zgjidhje politike pa Assadin, tha se “Edhe nëse arrihet një marrëveshje mbi projekt-kushtetutën, gurthemeli në ndërtimin e procesit politik në Siri do të fillojë me administratën e tranzicionit. Pa administratë tranzicioni nuk do të kthehen miliona migrantë. Me praninë e regjimit aktual, nuk është e mundshme as luftë kundër terrorit”.

Gjendja e fundit në lindje të Eufratit

Kreu opozitar, Hariri në lidhje me situatën në lindje të Eufratit, rajonet që janë nën pushtim të organizatës terroriste YPG/PKK, potencoi se “SDG që nuk prishi lidhjet me PKK, nuk heq dorë nga praktikat e saj ndaj popullit sirian dhe idesë për federalizim”.

“Në rast se SDG nuk tërhiqet nga këto rajone mundësitë janë të hapura për të gjitha opsionet dhe operacionet ushtarake mund të zgjerohen në ditët në vijim”, thekson Hariri duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare që nuk tregon qëndrim serioz si Turqia dhe SMDK për nxjerrjen e PKK-së nga Siria.

Hariri paralajmëroi edhe administratën e re amerikane në lidhje me SDG-në. Ai tha se në rast të një mbështetjeje të re ndaj SDG-së do të parandalojë arritjen e një zgjidhjeje në rajon.

Ai shtoi se hyrja e SHBA-së në bisedime të reja me Iranin ose arritja e ndonjë marrëveshjeje të re, do të shkaktonte rritjen e ndikimit të Iranit në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit