Regjimi i Asadit dhe Irani vazhdojnë sulmet në veri të Homsit

Mos i humb

 

 

Regjimi i Bashar al-Asadit dhe përkrahësit e tij iranianë në Siri po kryejnë sulme intensive në pjesën veriore të qyteti Homs, i cili mbahet nën rrethim. Vërehet se është kthyer në një rrënojë rajoni Hola në pjesën veriore të Homsit, rajon i cili është një nga zonat e pakësimit të tensioneve.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore në Damask u drejtuan në zonat që kanë nën rrethim në rajonin Homs, në pjesën qendrore të vendit.

Më 14 prill forcat e regjimit nisën një operacion në pjesët periferike veriore të Homsit, ku brenda tre ditëve arritën të merrnin në kontroll 6 pika, të cilat më pas u rimorën sërish nën kontroll nga opozitarët.

Si rezultat i negocimeve me ndërmjetësimin e Rusisë, në rajon u shpall armëpushim deri më 22 prill, i cili më pas u pezullua.

Mëngjesin e ditës së djeshme regjimi rinisi sulmet nga ajri dhe toka, ndërsa mbështetësit e tij iranianë nga toka. Të paktën pesë civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e më shumë se 70 sulmeve.

Ndërkohë sulmet vazhdojnë, ku gazetarët e AA-së në rajon kanë njoftuar se është goditur spitali në rajonin Rastan.

Territori prej 592 km katrorë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Homsit, ndodhet nën rrethim që prej 5 vitesh, ndërsa në rajon jetojnë rreth 200-250 mijë persona.

Pjesa veriore e Homsit në maj të vitit 2017 u përfshi në mesin e zonave për pakësimin e tensioneve në kuadër të marrëveshjes në Astana mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rusia më 4 tetor 2017 kishte njoftuar për arritjen e një armëpushimi mes regjimit dhe opozitarëve në zonën për pakësimin e tensioneve, i cili përfshin edhe pjesën veriore të Homsit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit