Regjimi i Asadit shkel armëpushimin në Gutën Lindore

Mos i humb

Ende pa kaluar një ditë armëpushimi i cili u shpall ditën e djeshme në Gutën Lindore të Sirisë teksa filluan bisedimet në Gjenevë është shkelur nga sulmet me artileri dhe mortaja të ndërmarrë nga regjimi i Bashar al Asadit në Siri.

Forcat e regjimit të Asadit kanë kryer sulme me artileri në afërsi të rajoneve Ajn Terma dhe Arbin në Gutën Lindore e cila ndodhet nën rrethimin ushtarak në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Ndërkohë regjimi ka sulmuar me artileri edhe vendbanimet civile në Misraba, Merc dhe Medyere në komunën Haresta të Gutës Lindore.

Sipas burimeve të mbrojtjes civile, theksohet se në sulmet e kryera në Misraba është plagosur një civil. Në këtë mënyrë regjimi pa kaluar ende një ditë ka shkelur armëpushimin i cili u shpall në Gutën Lindore gjatë fillimit të bisedimeve në Gjenevë.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura, në një deklaratë ditën e djeshme kishte njoftuar se regjimi i Asadit me propozimin e Rusisë kishte pranuar armëpushimin në Gutën Lindore.

Guta Lindore e cila ndodhet që prej 5 vitesh nën rrethim ishte shpallur si një ndër “zonat jokonfliktuale” në kuadër të marrëveshjeve në Astana dhe më 22 korrik ishte njoftuar hyrja në fuqi e armëpushimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit