Regjimi i Asadit sulm me gaz klorin ndaj Gutës Lindore

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri, ka sulmuar vendbanimet civile në rajonin e Gutës Lindore të cilën e mban nën rrethim me gaz klorin.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), forcat e regjimit në orët e mëngjesit kanë sulmuar qarkun Duma të Gutës Lindore e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve, me anë të raketave me gaz klorin.

Bëhet e ditur se nga sulmi janë ndikuar shumë civilë në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Personat që janë ndikuar nga gazi janë dërguar në qendrat shëndetësore në rajon nga ekipet e Mbrojtjes Civile.

Regjimi i Asadit edhe muajin e kaluar dy herë ka sulmuar civilët në Duma me gaz klorin dhe shumë persona ishin ndikuar.

Forcat e regjimit, që nga 14 nëntori i vitit 2017 kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër vendbanimeve civile në Gutën Lindore.

Ekipet e Mbrojtjes Civile më parë kanë njoftuar se në sulmet ndaj Gutës Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit të Asaadit gjatë vitit 2017, kanë humbur jetën 1.337 civilë në mesin e të cilëve edhe 12 punonjës të Mbrojtjes Civile.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontrollën e opozitarëve, gjenden rreth 400 mijë civilë gjysma e të cilëve fëmijë. Në kundërshtim me marrëveshjen e Astana-s ku Guta Lindore u shpall si “zonë jokonfliktuale”, regjimi i Asadit, garantues i të cilit ishte Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar bllokadën ndaj rajonit në fjalë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit