Regjimi i Asadit sulme në Gutën Lindore, vriten dhjetëra civilë

Mos i humb

Në sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, sipas vlerësimeve të para në Gutën Lindore nën rrethim kanë humbur jetën edhe 25 civilë.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Gutën Lindore, vendbanimet civile në Gutën Lindore si Duma, Harasta, Marj, Arbin, Hamouriyah, Saqba, Kafr Batna dhe Medjere edhe sot ishin objektiv i sulmeve.

Burimet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) njoftuan se në sulmin me 3 bomba fuçi ndaj qytezës Kafr Batna kanë humbur jetën 22 civilë. Në Saqba kanë humbur jetën 2 civilë, kurse në Hamouriyah 1 civil.

Nga Mbrojtja Civile ka shqetësime për rritje të numrit të të vdekurve, ku sulmet vazhdojnë pa u ndalur. Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit, kurse të plagosurit të cilët janë transferuar në qendrat e shëndetësisë janë marrë nën trajtim mjekësor.

Në anën tjetër në sulmet e djeshme dhe të pardjeshme të regjimit të Asadit dhe të mbështetësve të tij kishin humbur jetën 167 civilë.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400.000 civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë në qasje të barnave.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një deklaratë me shkrim dje ishte shprehur se është thellësisht i shqetësuar për gjendjen e 400 mijë civilëve të ekspozuar ndaj sulmeve ajrore dhe bombardimeve dhe se 700 njerëz në Gutën Lindore kanë nevojë për evakuim mjekësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit