Regjimi sirian kërkon ryshfet për lirimin e të burgosurve

Mos i humb

Përpos se përballen me torturë, shumë të burgosurve në burgjet siriane u duhet të paguajnë ryshfete të majme në shkëmbim të lirimit të tyre, thonë ish të burgosurit.

“Familja ime i pagoi ryshfet prej 500.000 lirave siriane (rreth 10.000 dollarë) njërit prej anëtarëve të familjes së Assadit për lirimin tim”, thotë në një intervistë për Anadolu Agency (AA) 50-vjeçarja Um Hisam.

Duke rikujtuar torturën çnjerëzore dhe mizoritë që i ka përjetuar gjatë qëndrimit në qendra të ndryshme të paraburgimit në Halep, Damask, Homs dhe Idlib, Hisam thotë se ajo përjetoi edhe një sulm në zemër, pasi nuk mund ta përballonte torturën e egër. Ajo u akuzua se mbështeste opozitën ushtarake siriane.

“Kishte insekte në bukën të cilën ia jepnin të burgosurve. Humba rreth 7,7 kilogramë për katër muaj”, thotë ajo.

E ndaluar në kufi

Shkaku i luftës civile në Siri, Um Hisam u detyrua të kërkojë strehim në Turqi në shtator të vitit 2011, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Kur u kthye në Siri për të marrë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e fëmijëve të saj në shkollat turke, ajo u arrestua nga forcat e regjimit në vendkalimin kufitar në Idlib.

Një vit pas lirimit të saj, ajo u kthye në Turqi për të jetuar me familjen e saj.

Kriza humanitare në Siri

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, përderisa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e plotë të konfliktit.

Sipas organizatës joqeveritare Lëvizja Ndërkombëtare e Ndërgjegjes, mbi 13.500 gra u burgosën nga fillimi i luftës civile, përderisa më shumë se 7.000 gra ende gjenden në burgim, ku përballen me tortura, përdhunime dhe dhunë seksuale.

Lëvizja është një aleancë e individëve, grupeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave që synojnë të sigurojnë veprim të menjëhershëm për të liruar gratë dhe fëmijët nga burgjet e regjimit sirian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit