
Pak momente më parë, në KQZ është dorëzuar koalicioni AAK-PSD.
Lulëzim Leci, sekretar ekzekutiv i AAK-së, është shprehur me besim se ky është koalicioni i fitores.
“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët, për një qeverisje katërvjeçare”, tha ai.


