Rekomandimi i KE për negociata, flet presidenti Meta: Të evitojmë polemikat

Mos i humb

 

 

Presidenti Ilir Meta ka folur nga Përrenjasi për rekomandimin e hapjes së negociatave me BE.

Duke folur pas inaugurimit të çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e Turqisë, presidenti Meta u shpreh se duhet ‘të përqendrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe’.

‘I bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave’, nënvizoi në fjalën e tij, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti kërkoi që të evitohen polemikat e brendshme.

‘Të evitojmë çdo lloj polemike e të përqendrohemi në objektivin e integrimit europian’.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta është për një vizitë në Përrenjas dhe në sheshin kryesor të qytetit nga kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira e dhjetëra banorë.

Presidenti Meta ka marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e shtetit të Turqisë, ku i pranishëm në ceremoni edhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Ahmet Yoruk.

‘Falënderime dhe mirënjohje të sinqerta për bujarinë e shtetit të Turqisë për ndihmat financiare’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Ndërsa ambasadori i Turqisë tha se është ‘tejet i kënaqur të jem sot në krah të Presidentit Meta, personalitet e mik i madh i Turqisë’.

‘Marrëdhëniet midis dy vendeve tona,  shume te ngushta e vëllazërore’, tha Yoruk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit