Rekord: Mbi 4000 infeksione të reja për 24 orë në kantonin e Cyrihut

Mos i humb

Kantoni i Cyrihut ka raportuar të mërkurën 4,195 raste të reja të konfirmuara me koronavirus.

Ky numër është pothuajse dy herë më i madh se një ditë më parë, kur ishin 2,270 raste të konfirmuara.

Me këtë numër është arritur një maksimum i ri i të gjitha kohërave.

Numri i personave të shtruar në spitale për shkak të sëmundjes korona është rritur për tre veta, duke shkuar në 195, siç shihet edhe në buletinin e gjendjes, të publikuar nga Drejtoria e Shëndetësisë.

58 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive ose 1 më shumë se një ditë më parë ndërsa 43 kanë nevojë për ventilim (gjendje e njëjtë me ditën paraprake).

Numri i vdekjeve të raportuara është rritur për 2, duke u ngjitur kështu në 1,628 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), 31,109 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në të gjithë Zvicrën.

Një ditë më parë ishin 20,742 raste.

Të mërkurën janë raportuar gjithashtu 147 shtrime në spitale dhe 20 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit