Rekord: Për targën “ZH 987” shqiptari ofron 150 mijë franga

Mos i humb

Që nga mëngjesi i së enjtes, autotarga zvicerane me numrin “ZH 987” gjendet në ankand publik. Oferta më e lartë ka arritur në 150’800 franga zvicerane, duke thyer rekordin e Cyrihut. Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për autotargën zvicerane me numrin “ZH 987” ka arritur në 150’800 franga, shkruan “Blick”.

Me këtë rast, rekordi i Kantonit të Cyrihut që kapte shumën prej 131’000 frangave për autotargën me numrin “ZH 1000” është thyer. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin “ZG 10”?Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën “kaj” dhe “VehgimMurati” janë duke garuar në çdo moment për të blerë autotargën “ZH 987”. Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi “VBerger” i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150’800 frangave.

Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152`400 frangash.Fituesi i ankandit do të dihet të mërkurën rreth orës 23.00. Më 14 shkurt të këtij viti, autotarga me numrin “ZG 10” ishte blerë për 233’000 franga, ndërsa deri atëherë, numri “VS 1” mbante rekordin prej 160’100 frangash. Enti kantonal i Cyrihut, që nha viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Cyrihut janë të mirëseardhura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit