Rekord viktimash në Poloni nga COVID-19, 548 të vdekur në 24 orë

Mos i humb

Në Poloni janë regjistruar 548 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vendin e Evropës Qendrore shkoi në mbi 10 mijë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 25.571 raste të reja infeksionesh, që megjithatë ishte shifër më e ulët se rekordi prej 27.875 rasteve që u shënua një javë më parë.

Aktualisht në spitale ndodhen 22.320 pacientë me COVID-19, prej tyre 2.126 në ventilatorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit