Rekord viktimash nga Covid në Rusi

Mos i humb

Rusia ka regjistruar 1 mijë e 211 viktima nga koronavirusi duke shënuar këtë të martë një rekord të ri.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se spitalet në vend po mbingarkohen nga numri i lartë i pacientëve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Një specialist i sëmundjeve infektive, Vladimir Chulanov tha se rreth 300 mijë shtretër janë ndarë për pacientët me koronavirus.

Chulanov deklaroi se rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore.

Qendra e Krizës tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39,610 raste të të infektuarve. Rusia ka regjistruar më shumë se 8.87 milionë raste me koronavirus dhe gati 250,000 viktima. Kritikët dhe disa ekspertë shëndetësorë thonë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit